• Korça

Masakra e Ravonikut/ Përkujtohet 80 vjetori i vrasjes së 36 burrave e grave

Është përkujtuar ditën e sotme 80 vjetori i Masakrës së Ravonikut, kur u vranë pa mëshirë nga gjermanët 36 burra e gra të fshatit. Ka qenë 29 nëntori i vitit 1943 kur gjermanët herët në mëngjes rrethuan fshatin që ndodhet vetëm 2 km larg qytetit të Korçës, duke grumbulluar të gjithë banorët në sheshin kryesor aty, ku zgjodhën 36 banorë të pafajshëm duke i pushkatuar.

Arif Çota është një pasardhës i viktimave të Ravonikut. Ai tregon se në familjen e tij janë vrarë 6 të afërm në këtë masakër.

Në ndër të viktimave të Ravonikut janë vendosur sot buqeta me lule në lapidarin e ngritur në kujtim të tyre, ndërsa është përkujtuar edhe 79 vjetori i çlirimit të vendit duke vendosur lule e duke kryer homazhe në lapidarin e ngritur në qendër të fshatit në ndër të dëshmorëve të rënë në luftë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *