Jetesa e shëndetshme në komunitet ndërtohet mbi bazën e dashurisë, besimit, reciprocitetit dhe përgjegjësisë kolektive, vlera këto që trashëgohen më së mirë tek banorët e fshatit Rëmbec në Maliq.
Fqinjësia është dëgjimi, mirëkuptimi, pranimi, ndihma, siguria dhe mbështetja që ndonjëherë kërkojmë. Harmonia në komunitet është ajo çka të gjithë kërkojmë pavarësisht ndryshimeve që ka sjellë koha në marrëdhëniet njerëzore.