Mundësitë që ofron teknologjia e informacionit për tu trajnuar e punësuar janë mjaft të mëdha. Për këtë arsye bashkia e Korçës është duke investuar nëpërmjet Korça Innovation Hub duke sjellë trajnerët më të mirë dhe kurset më të mira për të rinjtë dhe jo vetëm me qëllimin që ata të mund të përfitojnë një profesion të mirëpaguar pa u larguar nga qyteti i Korçës. I tillë ka qenë edhe trajnimi i ofruar falas një ditë më parë nga një nga trajneret më të mira të marketingut digjital Eljona Kosta, e cila ofroi eksperiencën e saj në fushën e Pinterest Marketing, Linkedin Marketing dhe E-Commerce:
Klaudia Konopulli është një prej të rejave që me përkushtim ka arritur të marrë frytet e punës si freelancer:
Bashkia e Korçës mbështet një sërë kursesh e trajnimesh në fushën e teknologjisë së informacionit për grupmosha të ndryshme.