• Sport

Manchester City leksion Realit, kualifikohet dhe gjen Interin në finalen e Champions League

Mançester Siti do të jetë rivalja e Interit në finalen e Ligës së Kampioneve. Skuadra e Pep Guardiolës është kthyer përsëri në finalen e madhe pas dy vitesh, pasi i ka dhënë një leksion futbolli kampionëve në fuqi të Real Madrid duke i mposhtur 4-0 në një ndeshje të dominuar totalisht nga anglezët.

Bernardo Silva dy herë, Akanzhi dhe Alvarez ishin autorët e golave të këtij triumfi madheshtor. Në fund, Manchester City kaloi në finalen e madhe, ku do të përballet me Interin në datën 10 qershor ora 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *