• Kolonjë

Maliqi rikthehet në shtëpi/ Ndeshjet e sezonit të ri do luhen në stadiumin e rikonstruktuar

Klub Futboll Maliqi mbylli një sezon të vështirë në Kategorinë e Dytë, teksa u rëndit në vendin e 9 në përfundim të kampionatit. Paraqitja jo shumë e mire në fushën e lojës u shoqërua edhe me ecejake nëpër stadiume të tjera pasi fusha sportive e Maliqit i ishte nënshtruar rikonstruksionit.

Gjithsesi, sezoni i ri po afron dhe teksa stadiumi me një fushë të re dhe cilësore është gati të mirëpresë ndeshje zyrtare, në Maliq kanë nisur të mendojnë që tani për ekipin që do përfaqësohen në edicionin 2023-2024. Erjon Beqiri, trajneri i ekipit të Maliqit shprehet për mikrofonin e RTSH Korçës se skuadra ka nisur të mendojë për merkaton, ndërsa fakti qëdo i luajnë ndeshjet në stadiumin e tyre dhe do kenë mbështetjen e tifozerisë, është një plus i madh për ekipin.

Tëksa skuadra e parë e Maliqit pret të fillojë përgatitjet për  sezonin e ri, ekipet e moshave vijojnë normalisht stërvitjen nën kujdësin e trajnerit Robert Këndezi. Fëmijë të talentuar nga qyteti i Maliqit stërviten rregullisht në ambientet e stadiumit me dëshirën që një ditë të veshin fanellën e pare të ekipit të qytetit të tyre.

Klub Futboll Maliqi bën pjesë në grupin B të Kategorisë së Dytë në futbollin shqiptar. Skuadra juglindore prej disa vitesh vijon të jetë protagoniste në këtë Kategori, madje edhe në sezonin që vjen objektiv mbetet arritja e zonës “Play-Off” për të synuar më pas një ngjitje në Katëgorinëe Parë, ashtu siç bëri para 3 vitesh në sezonin 2020-2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *