• Maliq

Maliq, shërbimi në familje/ Përfitojnë 20 të moshuar dhe 10 familje me PAK

Në bashkinë e Maliqit ka nisur të pilotohet shërbimi në familje për të moshuarit dhe për personat me aftësi të kufizuar. Ky shërbim i ri mbështetet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Shërbimit Social, me qëllim zgjerimin e shërbimeve në territor, në ndihmë të fëmijë me nevoja të veçanta, personave me aftësi ndryshe, të moshuarve dhe grupeve më në nevojë. Ermanda Petriti, drejtore e Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror në bashkinë e Maliqit tregon se shërbimi në familje do të përqëndrohet kryesisht në shërbimet higjieno sanitare, ndihmat me paketa ushqimore dhe ndihmat financiare, si dhe mbështetje me punonjës socialë sipas rasteve të cilat tashmë janë të identifikuara.

Vitin e ardhshëm pritet që shërbimi në familje të shtrihet në të gjitha fshatrat e bashkisë Maliq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *