• Maliq

Maliq, rikonstruksioni i rrugëve. Ndërhyrje në lagjen me 800 banorë në Pojan

Rreth 800 banorë të lagjes së varreve në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq së shpejti do të kenë rrugë të sistemuara e të asfaltuara para banesave të tyre. Projekti është duke u zbatuar nga ana e bashkisë dhe aktualisht është kryer kanalizimi i ujërave të bardha si dhe janë hedhur shtresat e çakullit duke i bërë gati për asfaltim të gjitha rrugët. Aktualisht punëtorët janë duke konturuar akset rrugore nëpërmjet vendosjes së bordurave të trotuarëve. Në këtë lagje banorët shprehen mjaft të kënaqur për ndërhyrjen e kryer të cilën thotë se e kishin pritur prej vitesh, pasi më në fund do të shpëtojnë nga balta e pluhuri, por edhe aroma e keqe e kanaleve.

Administratori i Njësisë Administrative Pojan, Kreshnik Azo tregon se ndërhyrja ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve dhe tashmë po bëhet realitet, duke e sjellë këtë lagje në standartet e duhura infrastrukturore.

Pritet që projekti të përfundojë së shpejti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *