• Maliq

Maliq/ Rikonstruksioni i banesave, 51 familje përfituese të rehabilitimit të banesave falas

51 familje në bashkinë e Maliqit do të përfitojnë rehabilitimin e banesave falas. Ky është një projekt i bashkisë së Maliqit i cili financohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me qëllim për të ndihmuar familjet e varfëra të cilat jetojnë në kushte të vështira për shkak se nuk kanë mundësi për të rikonstruktuar banesat. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku gjithashtu bën të ditur se ky është viti i katërt që komuniteti në këtë zonë përfiton nga projekti. Në total në katër vite janë ndihmuar 172 familje përmes projektit të rehabilitimit të banesave të komuniteteve në nevojë. Në postimin e tij në rrjetet sociale kryebashkiaku i Maliqit shkruan:

“Edhe 51 shtëpi të tjera drejt rehabilitimit! Bashkia Maliq shpallet fituese nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për të katërt vit rresht në projektin “Rehabilitim i banesave të komuniteteve në nevojë”. Në katër vite 172 familje janë përfituese të një projekti jo vetëm social por edhe ekonomik. Vlerësim për Zyrën e Strehimit dhe Zyrën e Projekteve në bashki të cilët kanë konkuruar denjësisht e janë shpallur fitues mes 61 bashkive”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *