Bashkia e Maliqit do të nisë së shpejti ndërhyrjen për përmirësimin e sistemit të ujitjes në fushë, përmes një investimi prej 54 milionë lekësh nga Ministria e Bujqësisë.
Investimi është konsideruar mjaft i rëndësishëm për rritjen e sipërfaqes nën ujë në fushën e Maliqit, si dhe për rritjen e sasisë së ujit në tokat e fermerëve.
Fusha e Maliqit është fusha e dytë më e madhe në vend sa i takon prodhimeve bujqësore, ndaj edhe bashkia e Maliqit i sheh si prioritare investimet në këtë fushë duke ndihmuar fermerët për rritjen e sipërfaqeve nën ujë.