Kryebashkiaku aktual i Maliqit, Gëzim Topçiu është rikonfirmuar sot sërish këtë post duke fituar zgjedhjet vendore ndaj rivalit të tij Alfred Gegës. Topçiu kryesoi bindshëm dhe në fund kurorëzoi fitoren.
Rezultati përfundimtar
13557 vota Gëzim Topciu
5101 vota Alfred Gega
Në një deklaratë për mediat pas shpalljes së rezultatit, ai u shpreh se kjo fitore është një përgjegjësi e madhe ndaj votuesve që e përzgjodhën në krye të bashkisë.
“Ende vazhdojmë punën, nuk është punë mandatesh por është punë për komunitetin. Prekem është mandati i 7-të, është përgjegjësi e madhe, edhe ndaj atyre që më kanë vendosur të konkurroj.
Mirënjohje për të gjithë komunitetin, falënderoj të majtë e të djathtë. Po mendoj kush janë punët e radhës që do të bëjmë.
I them kundërshtarëve nuk fitohen votat vetëm muajin e zgjedhjeve, por fitohet me punë çdo ditë, pranë njerëzve duke u shërbyer atyre. Nëse nuk i shërben ata të lënë në baltë”, tha ai.
Lini një Përgjigje