• Maliq

Maliq, bujqësia dhe turizmi prioritet/ Topçiu prezanton investimet për 2024

Gjatë një takimi me drejtues dhe punonjës të bashkisë së Maliqit ku u analizuan edhe punët e kryera vitin e kaluar kryetari Gëzim Topçiu ka paraqitur investimet kryesore që do të kryhen në vitin 2024. Sipas kryebashkiakut bujqësia mbetet prioritet kryesor i këtij institucioni ndërkohë që krejt ndryshe nga vitet e tjera turizmit do ti jepet më tepër përparësi për ta përfshirë atë në politikat rajonale. Infrastruktura përfshi këtu edhe atë rrugore do të jetë një tjetër drejtim i këtij institucioni për vitin 2024.

Menaxhimi i teritorrit dhe zgjidhja e problematikave të dala nga dëgjesat publike të kryera me qytetarët është një tjetër drejtim i rëndësishëm i punës së bashkisë Maliq për vitin 2024. Për realizimin e projekteve të këtij viti, bashkia e Maliqit ka një buxhet prej 150 milion lek të reja, ku përfshihen grante të qeverisë dhe të ardhurat e vetë bashkisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *