10 rrugë të fshatravë të fushës në bashkinë e Maliqit do të shtrohen me asfalt, përmes një projekti të financuar me fonde të vetë bashkisë. Puna ka nisur prej dy muajsh me sistemimin dhe shtresat e çakullit dhe tashmë ka ardhur momenti që të hidhen edhe shtresat e asfaltit. Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu tregon se ky është një premtim i bërë ndaj banorëve dhe pritet të finalizohet së shpejti.
Asfaltimi i njërës prej rrugëve ka përfunduar dhe tashmë po vijohet puna edhe në fshatrat e tjerë. Në fshatin Sovjan banorët shprehen se me asfaltimin e rrugës shpëtuan nga balta gjatë dimrit e nga pluhuri e gropat në verë.
Punimet për asfaltimin e 10 rrugëve të fshatrave në bashkinë e Maliqit pritet të përfundojnë së shpejti.