Rreth 2300 familje në bashkinë e Maliqit trajtohen me ndihmë ekonomike duke përfshirë këtu edhe ata që përfitojnë nga fondi prej 6% i bllok ndihmës ekonomike. Sipas burimeve zyrtare gjatë tre muajve të parë të këtij viti ky trend ka qenë i njëjtë sa i takon këtyre familjeve në nevojë.
Luhatje në skemën e ndihmës ekonomike ka kryesisht gjatë muajve të verës për shkak të punësimit sezonal të të rinjve në vendin tonë, por edhe të punësimit sezonal në shtetin grek të shumë qytetarëve. Një gjë e tillë sjell ulje të përkohshme të numrit të personave që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Bashkia e Maliqit është një nga bashkitë me numrin më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, kjo në raport me numrin e popullsisë.