• Maliq

Makineri të reja bujqësore në Maliq/ Fermerët sigurojnë makineri lidhëse për bazën ushqimore për të ruajtur më gjatë

Fermerët e fushës së Maliqit kanë siguruar dy makineri që kryejnë procesin e lidhjes së bazës ushqimore dhe izolimin e saj në mënyrë që të ruhet për një kohë të gjatë e në kushte optimale. Përdorimi i makinerive të reja lehtëson ndjeshëm proceset e punës në bujqësi.

Specialisti i bujqësisë Aurel Zenunllari shpjegon se përdorimi i kësaj makinerie ul dhe kostot e prodhimit.

Baza ushqimore e kafshëve zë një sipërfaqe të konsiderueshme me të mbjella në bashkinë e Maliqit, ku rreth 2800 HA i zë kultura e jonxhës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *