• Pogradec

Lulzim Basha në Pogradec, takim më strukturat drejtuese për riorganizimin

Kreu i sapozgjedhur i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka qenë në Pogradec duke zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të qarkut të Korçës. Ai ka folur për riorganizimin dhe vënien në efiçiencë të çdo dege të PD për të qenë gati për përballjen në nivel qëndror dhe vendor.

“Me strukturat drejtuese të Qarkut të Korçës koordinuam veprimtarinë për riorganizimin dhe vënien në eficencë të çdo dege të Partisë Demokratike, për të qenë gati për përballjen në nivel qendror dhe lokal me këtë qeverisje të korruptuar, për t’u bërë zëri i qytetarëve dhe mjeti në duart e tyre për ndryshimin e vërtetë. Afera e Inceneratorëve dëshmon sesi metastazat e korrupsionit janë përhapur në çdo ind të pushtetit. Hetimet e SPAK po konfirmojnë drejtësinë e betejës disa vjeçare të Partisë Demokratike, ne mbetemi të angazhuar në luftën tonë kundër korrupsionit dhe mbështesim çdo hap të drejtësisë. Rruga e mirëqenies për Shqipërinë dhe shqiptarët do të hapet plotësisht kur të marrë fund përgjithmonë pandëshkueshmëria në nivelet më të larta dhe pastrimi i politikës nga cilido që ka shpërdoruar besimin e qytetarëve për të pasuruar veten dhe klientelën e tij” ka përfunduar fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *