Në 29 korrik në qytetin e Pogradecit do të rikthehet për të dytin vit radhazi maratona ndërkombëtare “Enkelana” e cila vjen si organizim i Shoqatës “Maraton Albania”. Ky edicion pritet të sjellë më shumë vrapues, teksa vitin e shkuar ishin afro 600 vrapues nga 37 vende të botës të grumoshave të ndryshme. Maratona do të jetë në disiplinën e 21 km me pikënisje nga fshati turistik i Linit deri në qytetin e Pogradecit dhe garën e 10 km në rrugën Pogradec-Tushemisht.
Starti i këtij eventi do jepet nga kampionja e atletikës shqiptare Pavlia Evro, ndërsa do të jenë të ftuar edhe shume personalitete të tjera kryesisht dashamirës të sportit, të cilët mund të bëhen edhe pjesë e garës.
E pranishme do të jetë edhe atletja e njohur Luiza Gega, e cila në një lidhje me skype me RTSH Korçën shprehu kënaqësine e saj për të qenë pjesë e këtij eventi, ndërsa komentoi edhe paraqitjen e shkëlqyer muajin e shkuar në Krakov të Polonisë. Rekordmenia shqiptar foli gjithashtu edhe për objektivat në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris të Francës në vitin 2024.