Luhet finalja e parakohshme/ Rikthehet sonte magjia e Champions League

Champions League rikthehet sot me një ndeshje shumë të fortë, ku Real Madridi do të presë në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Mançester Sitit, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Rekordmenët e Realit kanë treguar se nuk njohin kundërshtar kur bëhet fjala për përballje të tilla dhe jo rastësisht në 9 edicionet e fundit të Championsit, Reali ka arritur të fitojë 5 prej tyre dhe në total, 14 trofe të Ligës së Kampioneve.

Nga ana tjetër, Guardiola do të provojë të fitojë trofeun e parë me Sitin në Europë. Përmbysja historike që Reali i bëri sezonin e shkuar skuadrës së Sitit, është ende e freskët për ta, kështu që këtë sezon, do të tentojnë hakmarrjen e më pas trofeun me veshë të gjatë.

Benzema në njërën anë dhe Haland në anën tjetër, do të tregojnë se kush është “9” më e mirë në Europë. Kjo sfidë shtë quajtur ndryshe edhe si finalja e parakohshme e këtij kompeticioni madhështor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *