• Sport

Luhet derbi/ Milani dhe Interi përplasen sonte në gjysmëfinalen e Champion League

Milani dhe Interi do të përballen sonte në mbrëmje në orën 21:00 në “San Siro” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të vlefshme për Champions League .  

Një euroderbi i cili pritet të ndezë Italinë dhe Europën. Të dyja ekipet do të kërkojnë një rezultat pozitiv sot për të qenë më të qetë në ndeshjen e kthimit, e cila luhet të martën e ardhshme.

Sonte të gjithë sytë dhe veshët e të gjithë botës do të jenë në “San Siro”. Një ndeshje emocionuese, tensionuese ku në të tilla sfida, gabimi më i vogël kushton shumë.  Të presim e të shohim kush do triumfojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *