• Lajme nga bota

Lufta Rusi-Ukrainë, situata rreth Bakhmut mbetet e vështirë, vijon beteja

“Trupat ukrainase kanë zmbrapsur shumë përpjekje ruse për të pushtuar qytetin Bakhmut. Situata rreth Bakhmut mbetet e vështirë.Të gjitha përpjekjet e armikut për të kapur qytetin zmbrapsen nga artileria, tanket dhe fuqitë e tjera të zjarrit,” tha komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral kolonel Oleksandr Syrskyi këtë të hënë(13 mars), raporton Sky News.

Ai shtoi se forcat pro-ruse të Grupit Wagner po “sulmojnë nga disa drejtime duke u përpjekur të thyejnë mbrojtjen e trupave tona dhe të avancojnë në rrethet qendrore të qytetit”.

Të dyja palët kanë shënuar humbje të mëdha rreth qytetit lindor. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 1,100 ushtarë rusë ishin vrarë në zonë që nga 6 marsi. 

“Në më pak se një javë, duke filluar nga 6 marsi, ne arritëm të vrisnim më shumë se 1100 ushtarë armik vetëm në sektorin Bakhmut, humbje e pakthyeshme e Rusisë, pikërisht atje, afër Bakhmutit”, tha presidenti ukrainas. 

Forcat ukrainase aktualisht kontrollojnë perëndimin të Bakhmutit, ndërsa grupi mercenar rus Wagner kontrollon pjesën më të madhe të pjesës lindore.

/rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *