• Sport

Liverpool ringrihet dhe fiton derbin

Është rikthyer tek fitorja në natën më të rëndësishme Liverpooli i Klopp, i cili në mbyllje të javës së 23-të të Premier League kaloi Evertonin në derbin e Merseyside, duke përmirësuar renditjen, por më shumë se çdo gjë tjetër duke i dhënë të paktën një kënaqësi tifozëve të tyre, akoma të zhgënjyer për kthesën që ka marrë sezoni.

Fitore e merituar dhe lineare e’Reds’, të cilët i imponohen Toffees 2-0, rezultat i një goli në çdo pjesë në favor të skuadrës së Anfield. Ishte Salah ai që theu ngërçin në zemër të pjesës së parë, ndërsa Gakpo vulosi diferencën në pjesën e dytë për të mbyllur ndeshjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *