Lionel Messi e mbyll aventurën e tij në Paris pas vetëm dy sezonesh. Ka qenë trajneri i PSG-së, Christophe Galtie, i cili konfirmoi këtë të enjte se ylli argjentinas do të largohet nga PSG në fund të sezonit.
Galter i bëri deklaratat e tij gjatë një konferencë shtypi përpara ndeshjes së fundit të sezonit në Ligue 1, ku PSG do të përballet me ekipin e Clermont. Sipas trajnerit francez, ndeshja kundër Clermont do të jetë e fundit për yllin argjentinas në Parc des Princes.
Ai tha:
“Kam pasur privilegjin të menaxhoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes. Unë shpresoj se ai do të mirëpritet në mënyrën më të mirë të mundshme”
Lini një Përgjigje