• Pogradec

Lindjet në Pogradec/ Më shumë se gjysma e fëmijëve të regjistruar të lindur jashtë shtetit

Referuar lindjeve të reja në Pogradec, peshën më të madhe po e mbajnë familjet e emigrantëve. Një fakt ky që vërtetohet nga statistikat e regjistrimeve të fëmijëve në gjendje civile të bashkisë Pogradec. Nga numri total i lindjeve të reja, më shumë se gjysma janë fëmijë të emigrantëve të lindur jashtë vendit, por që regjistrohen në gjendjen civile të Pogradecit.

Referuar statistikave, gjatë vitit 2023 janë regjistruar në gjendjen civile 749 fëmijë, prej të cilëve 438 prej tyre janë fëmijë të lindur nga emigrantët jashtë shtetit. Numri i lindjeve në qytetin e Pogradecit ka shënuar ulje, nga 216 lindje në 2023 kahasuar me 255 lindje në 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *