Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë ka ndërmarrë fushata informuese në institucione të ndryshme, për njohjen e ligjit kundër diskriminimit. Specialistja Etleva Tare thotë se qëllimi është që çdo individ të njhet me fenomenin e diskriminimit, që nënkupton zhvlerësimin e një grupi të huaj brenda një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë, si dhe ndërgjegjësimin për raportimin e rasteve të tilla, me qëllim dhënien e një zgjidhjeje dhe garantimin e dinjitetit njerëzor në mënyrë të barabartë.
Ankesat e depozituara pranë zyrës së Komisionerit në Korçë vijnë nga fusha të ndryshme të jetës bën me dije Tare.
Kjo zyrë funksionon në qytetin e Korçës prej 6 vitesh tashmë dhe të gjithë personat që ndjehen të diskriminuar dhe kërkojnë mbështetje apo zgjidhje për një problematikë të mundshme që mund të kenë, mund të depozitojnë ankesë.