• Korça

Ligji i ri për strehimin social prek të gjitha programet e strehimit social të aplikuara në bashkinë Korçë

Që prej 25 korrikut, personat përfitues nga programet e strehimit social do të trajtohen sipas ligjit të ri, i cili parashikon një sërë ndryshimesh. Drejtorja e strehimit social dhe menaxhimit të banesave në bashkinë Korçë, Mirela Balli thotë se ndryshimet përfshijnë të treja programet që aplikohen në këtë bashki, ndërsa ndryshimet parashikojnë kategoritë e përfituesve, moshën e aplikantëve dhe një sërë kriteresh të tjera.

Sa i takon programit të subvencionimit të interesave të kredisë, që synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese, e cila jepet për strehim dhe një pjesë e interesave subvencionohen nga bashkia, Balli bën me dije se ka ende kuota të lira ndërsa me bonusin e strehimit në bashkinë Korçë aktualisht trajtohen 17 familje dhe 4 prej tyre janë në pritje për të përfituar.

Balli bën me dije se aplikimet për programin e bonusit të strehimit për vitin e ardhshëm, duhet të kryhen deri në muajin nëntor. Aplikimet për të përfituar nga programet e strehimit tashmë kryhen online përmes portalit e-Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *