Kryeministri Edi Rama ka garantuar para mediave se PS do të vijojë me ndryshimet ligjore në ligjin për Dekriminalizimin dhe partitë politike. Teksa tha se PS nuk ka asnjë me persona të veçantë, Rama theksoi se për spiunët do të merren masa.
“Nuk kemi asnjë gjë me persona të posaccëm kur bëjmë ligje, por për spiunët do marrim masa”, tha ai. Pak ditë më parë, PS prezantoi në Komisionin e Ligjeve dy nismat, atë për pastërtinë e figurës së personave që emërohen në funksione publike dhe atë për disa ndryshime për partitë politike.
Më tej, kreu i qeverisë u pyet edhe për akuzat e artikuluara nga Sali Berisha për ndikimin që Kryeministri kishte ushtruar mbi Gjykatën e Apelit për vulën e PD, duke thënë se nuk merret me polemikat e politikës së gërrr-gërrit.
“Nuk merrem, nuk kam disponim të merrem me polemika të politikës së gërr-gërrit të përditshëm. Energjitë nuk ka mungojnë ti vëmë në shërbim të temave që na interesojnë”, tha Rama.
/rtsh.al/