Spanja ka mundur sonte 2-1 Italinë dhe është kualifikuar në finalen e Ligës së Kombeve. ‘Furia e Kuqe’ ka triumfuar ndaj Italisë, duke siguruar një sukses të madh në këtë kompeticion për kombëtaret e futbollit.
Iberikët ishin superiorë ndaj Italisë së Roberto Mançinit duke e mposhtur me një gol në minutat e fundit të ndeshjes dhe tashmë gjejnë Kroacinë në finalen e madhe.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Pino i dha avantazhin Spanjës pas vetëm 3 minutave, por Immobile i barazoi më pas shifrat në 1 me 1. Kur u mendua se ndeshja do të shkonte në shtesa, Joselu shënoi golin e fitores për Spanjën dhe i dha kualifikimin në finale aty ku e pret dueli me Kroacinë.
Lini një Përgjigje