Kroacia vijon të jetë një nga kombëtaret më të forta sot për sot në futboll. Ekipi ballkanas preku mbrëmjen e djeshme finalen e Ligës së Kombeve pasi mposhti në kohën shtesë me shifrat 2-4, Holandën.
Edhe pse luanin në shtëpi, holandezët nuk mundën të festonin përballë publikut të tyre me kroatët që në fushë shfaqën një dëshirë më të madhe për triumf.
Me këtë fitore, ballkanasit janë në finalen e këtij kompeticioni aty ku sonte në mbrëmje presin fituesin e çiftit Spanjë-Itali, sfidë kjo që do të zhvillohet sonte.
Lini një Përgjigje