Sa i përket lëvizjeve përgjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë në vendin tonë 2000 shtetas shqiptarë e të huaj me 772 mjetë, ndërsa kanë dalë në drejtim të Greqisë 2400 shtetas dhe 940 mjete. Fluksi i lëvizjes ka vijuar edhe gjatë ditës së martë teksa pritet që pasditja e së mërkurës të ketë të njëjtën ngarkesë por në sportelet në hyrje, për shkak të kthimit të shtetasve shqiptarë që ditët e pushimit i kanë kaluar në vendin fqinj. Nga ana tjetër, burime pranë drejtorisë rajonale të Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të shqipërisë kanë hyrë më shumë se 2800 shtetas kryesisht shqiptarë, ndërsa kanë dalë 2014 shtetas. Po të njëtat burime bëjnë me dije se autoritetet doganore në të dy pikat e kalimit kufitar po punojnë normalisht teksa në momente kur fluksi është më i lartë shtojnë numrin e sporteleve në varësi të lëvizjeve për të përpunuar më shpejt dokumentacionet dhe për të shmangur krijimin e radhëve.
- Korça
Lëvizje në pikat kufitare të juglindjes/ Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut festojnë 28 nëntorin në Shqipëri, Kapshticë fluks në dalje

Korça
Më shumë
- Korça
Nis Korça ICT Club/ Bëhen pjesë 450 nxënës të dhjetë shkollave

- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...

- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...

- Korça