• Korça

Lamtumirë Teodor Vaso!/ Homazhe për legjendën e futbollit korçar

Korça i ka dhënë sot lamtumirën legjendës së futbollit korçar Teodor Vaso, i cili u shua një ditë më parë në moshën 82-vjeçare. Kanë qenë të shumtë miqtë, kolegët e qytetarët që kanë marrë pjesë në homazhet në nderim të tij duke shprehur edhe ngushëllimet për këtë humbje të madhe.

Vaso ka bërë 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me Kombëtaren, si lojtari me më shumë takime nga futbollistët korçarë. Ikona e futbollit do të mbahet mend gjatë për ndeshjen e vitit 1967, ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të enjtur kundër Republikës Federale Gjermane. Teodor Vaso mban dekoratat “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Medalje e Artë” dhe “Emblema e Artë e Korçës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *