• Korça

Lamtumirë Llazi Pula/ Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare ikona e gjimnastikës korçare

Një lajm i trishtë për sportin korçar, por dhe atë shqiptar. Ish-gjimnasti i njohur Llazi Pula është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.  Një humbje e madhe për sportin dhe gjithë qytetin, pasi Llazi Pula përveçse një sportist i shkëlqyer ka qenë edhe një njeri shembullor dhe profesionist.

Llazi Pula është vlertësuar si Mjeshtri i madh i sportit për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë ndër vite në gjimnastikë. Ditën e sotme janë kryer edhe homazhe në nderim të tij në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, më pas trupi i pajetë është përcjellë në banesën e fundit.

Pasioni i tij për sportin e gjimnastikës ka qenë frymëzim dhe për brezat e rinj. Ai iu përkushtua kësaj disipline dhe ka arritur rezultate të shkqlqyera duke fituar edhe shumë medalje.

Llazi Pula në jetë gjurmë si sportist që nuk do harohen. Përveçse Mjeshter i Madh i sportit dhe njeri i nderuar, ai ishte edhe një profesor i përkushtuar, njëkohësisht prind dhe bashkeshort i shkëlqyer. Lamtumirë Llazi Pula…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *