• Korça

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur korçare Elvira Popllo

Një lajm i trishtë për gjithë qytetin e Korçës, teksa ditën e sotme është ndarë sot nga jeta mjekja e njohur, pediatre-nefrologe, Elvira Popllo. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Spitalit Rajonal të Korçës, e cila shpreh dhe ngushëllimet për familjen e doktoreshë Elvirës.

Njoftimi:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të Dr. Elvira Popllo (Evanthi Tollkuçi), mjeke pediatre-nefrologe pranë Spitalit Rajonal Korçë (1969-2006) Dr. Elvira ka lindur më 5 janar 1946. Ka mbaruar fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës si mjeke e përgjithshme në vitin 1968. Në vitet 1977-1978 specializohet për nefrologe pranë Klinikës Universitare Spitali i Pediatrisë Tiranë dhe vjen si nefrologia e parë pediatre në Korçë ku hap repartin e parë me pacientë me sëmundje të aparatit urinar tek fëmijët që në moshet e porsalindur deri në moshën 14-vjeç. Dr. Elvira ka qenë koordinatore në Spitalin e Pediatrisë në vitin 1972 dhe shefe reparti nga viti 1983 deri në vitin 2002. Dr. Elvira me punën e saj, me përvojën e pasur dhe sjelljen e saj, ka tërhequr respektin e kolegëve, miqve, shokëve dhe veçanërisht të pacientëve e nënave të tyre. Në vitin 1984 është nderuar me medalje: “Për shërbim të mirë ndaj Popullit”. Spitali Rajon Korçë i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj.”

1 koment

  1. MISIR CACI

    Ngushellime familjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *