Gjimnazi me orientim gjuhësor Faik Konica ka qenë shkolla e pestë ku bashkia e Korçës ka zbatuar projektin për pajisjen me laborator kompiuterash si dhe për ngritjen e klubeve të ICT duke synuar që sa më shumë nxënës të marrin njohuri në fushën e teknologjisë si dhe ta zgjedhin këtë fushë për profesionin e tyre të ardhshëm. Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka parë nga afër përfundimin e këtij laboratori duke zhvilluar edhe një takim me nxënësit e mësuesit duke iu shpjeguar atyre vizionin e bashkisë.
Grupet e ICT janë ngritur deri më tani në 9 shkolla të bashkisë së Korçës, 5 nëntëvjeçare dhe 4 të mesme, ndërsa pak ditë më parë është zhvilluar edhe një konkurs mes tyre.