• Korça

La shtatzanë 14-vjeçaren/ Gjykata e Korçë lë në burg 21-vjeçarin që u martua me minorenen

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritson Kurtin i cili u arrestua nga policia e Korçës tre ditë më parë me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur. Ka qënë kërkesa e akuzës për të mbajtur pas hekurave 21 vjeçarin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, ndërkohë që avokati ka kërkuar një masë sigurie me të lehtë, pasi sipas tij Kurti është i vetmi që siguron të ardhura për familjen.

Vetëm para dy muajsh Dritson Kurti ka mësuar për moshën e vërtetë të vajzës, ndërkohë që avokati mbrojtës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për njohjen e martesës së çiftit.

Prej një viti 21 vjeçari ishte i martuar me 14 vjeçaren me të cilën ka sjellë në jetë një fëmijë. Në momentin kur 14 vjeçarja ka shkuar në martenitetin e Korçës për të lindur, shërbimi mjekësor nisur nga mosha e minorenes ka lajmëruar policinë, e cila më pas ka kryer arrestimin e Dritson Kurtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *