• Sport

Agim Fagu, Jani Kaçi dhe Shkëlqim Hajdari, njerëzit që mbështetën ëndrrën e Strugës për t’u shpallur kampion në Maqedoni

Skuadra e Strugës në futboll ka fituar zyrtarisht titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka siguruar trofeun e parë në kampionat, që nga krijimi si klub në 2015. Me 62 pikë pas javës së 28-të, Struga ka lënë pas Shkupin dhe Shkëndijën duke u konfirmuar e para. Me këtë triumf, struganët i heqin kurorën Shkupit dhe festojnë një trofe të merituar. Me 18 fitore, tetë barazime dhe vetëm dy humbje, Struga ka zhvilluar një sezon për t’u mbajtur mend.

Pëerveç kontributut absolut të Shpëtim Duros në stolin e ekipit, një rol të rëndësishëm në mbështetje të klubit të Strugës kanë luajtur edhe tre figura të njohura të sportit shqiptar. Ish-basketbollisti legjendar, Agim Fagu, ish-portieri i kombëtares shqiptare Jani Kaçi dhe miku i sportit dhe i artit në Shqipëri z.Shkëlqim Hajdari. Këta tre persona kanë qenë mbështetje e vazhdueshme për presidentin e Strugës Medi Cira dhe dy djemtë e tij, Lum dhe Trim për projektin e tyre që ta shpallnin kampion të Maqedonisë ekipin e Strugës.

1 koment

  1. Bashkim Delia

    Urime ekipit te futbollit Struga,Presidentit dhe spordasheve te apasionuar pas futbollit.
    Urime dhe Trainerit Shpetim Duro si strateg i futbollit shqipater.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *