• Korça

Parcela bujqësore në shkolla/ Nxënësit e shkollës “Dhimitraq Gjata” marrin disa nga prodhimet e këtij viti

Prej 2 vitesh në shkollën e mesme të bashkuar “Dhimitraq Gjata” në fshatin Rëmbec të bashkisë Maliq, është ngritur një parcelë bujqësore. Në këtë parcelë mbillen një sërë perimesh duke iu dhënë mundësi nxënësve të kenë njohuri mbi vlerën që ka toka, edhe pse ata tashmë i njohin këto procese për vetë jetesën në një zonë rurale.

Mësuesja e biologjisë Xhensila Treska thotë se ngritja e kësaj parcele vjen edhe si një praktikë e mirë për socializimin e nxënësve.

Për ngritjen e kësaj parcele, fidanët dhe farat e permeve janë siguruar nga familjet e fshatit ndërsa nxënësit kujdesen çdo ditë për punimin e tokës, ujitjen e gjithë proceset me radhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *