Për herë të parë në pemtoret me qershi dhe mollë janë vendosur kurthe monitorimi për dëmtuesit e këtyre dy frutave. Viti i kaluar i vuri në vështirësi fermerët që kultivojnë kryesisht qershinë, e cila pësoi dëme massive nga dëmtuesit, për të shmangur përsëritjen e një situatë të ngjashme, janë vendosur këto kurthe. Fermeri Ferdinand Ali thotë se me përdorimin e këtyre kurtheve do të munden të bëjnë trajtimin në kohën e duhur.
Këto kurthe do të shërbejnë për monitorimin e dy prej dëmtuesve kryesorë të qershisë.
Prodhimi i këtij viti në pemtoret me qershi është cilësor dhe i padëmtuar nga agjentët atmosferikë apo sëmundjet.