• Korça

“Kundër dhunës, Pro edukimit”/ Ekspozitë në kuadër të Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

“Kundër Dhunës, Pro Edukimit” ka qënë kjo tema e një ekspozite të veçantë të çelur në ambientet e bibliotekës publike “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës, organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me shkollën “Sotir Gurra”. Kjo ekspozitë synonte të përçonte mesazhe ndërgjegjësuese kundër punës së detyruar të fëmijëve, si një ndër aktet më të shëmtuara që ndrydh personalitetin dhe kufizon zhvillimin e tyre emocional dhe shoqëror.

Përmes fuqisë së imazhit ekspozita përcillte mesazhe, si ndalimi i dhunës në familje në përgjithësi dhe ai ndaj gruas në veçanti. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit kanë interpretuar edhe pjesë të ndryshme letrare për të pasuruar më tej mesazhin e kësaj dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *