Prodhimi i qepës nga fermerët e Korçës vitet e fundit ka qenë i mbarë ndërsa pozitivisht ka ecur dhe shitja e prodhimit. Ky fakt ka shtyrë fermerin Romi Myrtollari që të shtojë sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore. Ai ka përgatitur tashme një sipërfaqe toke prej 1.5 HA për t’i mbjellë me qepë, ndërsa në fidanishten e tij ka mbjellë tashmë farën e qëpës për të prodhuar fidanët për mbjellje.
Fermeri nga fshati Porodinë, kultivon edhe domate. Ai ka përfshirë edhe teknologjinë e re për kryerjen e një sërë procesesh si ujitjen apo dhe mbjelljen e kulturave.
Veç qepës dhe domates, ai kultivon edhe patatet, por në sasi më të vogël, për konsum familjar. Fermeri merret me bujqësi që prej 15 vitesh, pas kthimit të tij nga emigracioni.