• Maliq

Kultivimi i patates me fidan, eksperimenti kryhet për herë të parë në Shqipëri

Eksperimenti është kryer nga agronomi Vasfi Sherifi, i cili ka zgjedhur një sipërfaqe të vogël toke prej 400 m2, ku ka mbjellë fidanët e patates të cilët ishin kultivuar më parë në serë. Pavarësisht se prodhimi ishte i pakët për shkak të një breshëri që dëmtoi të mbjellat, Sherifi tregon se kokrat e patates do të mbillen vitin e ardhshëm, pasi kanë sythat e nevojshëm.

Kjo mënyrë kultivimi e patates mund të jetë efektive për fermerët e vegjël të cilët mbjellin sipërfaqe të vogla, ndërsa mbjellja me fidan sipas agronomit mund të kryhet edhe më vonë se zakonisht.

Për tu përhapur gjerësisht, kultivimi i patates me fidan kërkon ndryshime në teknologji në mënyrë që të mbillen sipërfaqe të mëdha me patate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *