• Korça

Kultivimi i bimëve mjekësore/ Një sektor i bujqësisë për të cilin po shtohet interesi nga fermerët

Vitet e fundit është rritur interesi i fermerëve për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike, si një sector i bujqësisë që siguron të ardhura të kënaqshme. Për Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin “Fan s.Noli” Gjergji Mero është përzgjedhja e atyre llojeve që i përshtaten terrenit të zgjedhur nga fermeri.

Mero sqaron më tej se tepër i rëndësishëm është kujdesi që duhet treguar për trajtimin e këtyre bimëve sa i takon përdorimit të kimikateve apo dhe masës së ujitjes.

Mero bën me dije se Universiteti së fundmi do të nisë zbatimin e një projekti për kultivimin e disa bimëve pa përdorur kimikate.

Sipërfaqet e kultivuara me bimë mjekësore në Korçë shkojnë në 300 HA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *