• Korça

Kryqëzimet rrugore të rrezikshme/ Nga Kapshtica në Qafë Thanë, 6 njolla të zeza

Aksi rrugor Korçë Kapshticë kalon përmes fshatit Belorta i cili në total ka rreth 250 familje, 70 prej tyre banojnë në pjesën e poshtme të aksit nacional dhe pjesa tjetër në pjesën e sipërme. Çdo ditë fëmijët e familjëve që banojnë poshtë rrugës janë të detyruar të rrezikojnë jetën duke kaluar përmes aksit nacional pasi shkolla ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit.

Në këtë vend nuk ka asnjë nënkalim apo mbikalim dhe e vetmja mundësi për të kaluar rrugën është të vraposh duke shpresuar se makina nuk do të të aksidentojë. Për banorët një gjë e tillë është mjaft e vështirë, por shprehen se nuk kanë zgjidhje tjetër. Ata luten që shteti të marrë masa, në mënyrë që ti jepet fund aksidenteve fatale.

Në një situatë të ngjashme janë edhe kryqëzimet e tjera rrugore të cilat janë konsideruar si njolla të zeza, edhe për shkak të qarkullimit të fermerëve me mjete bujqësore, por edhe kalimtarëve që janë të detyruar të kalojnë rrugën për të marrë shërbime të ndryshme. Nga ana tjetër mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve shton edhe më shumë mundësinë për aksidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *