Prej 40 vitesh ka dhënë një kontribut të çmuar për radio Korça e më tej edhe për televizionin Korça. Ai është kryeinxhinieri Gjergji Lera, i cili një ditë më parë mbushi moshën 65 vjet, një ditë kur sëbashku me urimet për ditëlindje kanë ardhur nga stafi edhe urimet për një pension të mbarë. Ka qenë një festë surprizë e organizuar për kryeinxhinierin Gjergji Lera, e cila e ka prekur e mallëngjyer jo pak, kur befas ka parë të mbledhur të gjithë sëbashku punonjësit e RTSH Korça me të cilët ka ndarë vite të gjata pune e përpjekjesh në shërbim të publikut korçar. Por dje ishte dita e tij, dita kur të gjithë e uruan për një ditëlindje të gëzuar, por edhe një pension të mbarë e plot shëndet. Si një vlerësim për punën e tij të gjatë 40 vjeçare në radio televizionin Korça ka ardhur edhe një pllakatë nga Drejtoria e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar me mbishkrimin “Mirënjohje dhe respekt për punën tuaj si kryinxhinier i RTSH Korça, pension të mbarë”. Kjo pllakatë i është dorëzuar kryeinxhinierit Gjergji Lera nga drejtori i RTSH Korça Sadush Ylli, sëbashku me falenderimin për punën e tij të gjatë në këtë institucion.
Stafi i RTSH Korça i dhuroi kryeinxhinierit edhe një pikturë si kujtim, ndërsa të gjithë sëbashku kanë kaluar disa momente të bukura, ku nuk mund të mungonin edhe kujtimet e shumë ngjarjeve të ndodhura gjatë punës 40 vjeçare të kryeinxhinier Gjergji Lerës. RTSH Korça të falenderon për gjithçka ke bërë për këtë institucion. Pension të mbarë e plot shëndet kryeinxhinier Gjergji Lera.
Respekt dhe jete te gjate, ju uroj!