• Korça

Kroma prek pemtoret me mollë. Rënie e prodhimit të këtij fruti si shkak i dëmtimeve të pësuara

Prania e lagështisë gjatë muajve të fundit, bëri që në pemtoret me mollë të shfaqej infeksioni i kromës, i cili preku masivisht këtë frut.  Kjo solli nevojën e shtimit të numrit të trajtimeve kimike nga ana e fermerëve, gjë që do të sjellë dhe rritjen e kostos së tregtimit të këtij fruti.

Fermeri bën me dije se në ndihmë, për të kryer në kohën e duhur trajtimet, iu kanë ardhur të dhënat e përftuara nga stacionet e prognozë-sinjalizimit, një prej të cilave ndodhet në pemtoren e tij.

Shkëmbi i ka ngritur pemtoret me mollë prej 23 vitesh dhe është i kënaqur me të ardhurat që siguron nga shitja e këtij fruti. Ai bën me dije se pjesën më të madhe të mollëve e kanë marrë frigoriferët pasi prodhimi ishte cilësor.

Veç mollës, ky fermer kultivon edhe qershinë e kumbullat. Problem për fermerët, ngelet mungesa e fuqisë puntore për të vjelë prodhimin.

Nga ana tjetër, rreshjet e fundit dhe ulja e temperaturave kanë ulur stresin e bimëve dhe ndihmojnë në rritjen e frutave dhe prodhimit. Qarku i Korçës prodhon rreth 120.000 ton mollë në vit, sasi e cila shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *