• Turizëm dhe Kulturë

Krijimtaria e Durim Taçit. Bisedë me shkrimtarin fitues të Çmimit Kombëtar të Letërsisë

Dashamirës të librit dhe letërsisë, kanë zhvilluar një takim me shkrimtarin dhe përkthyesin Durim Taçi, i cili ka prezantuar, një sërë botimesh, ndërsa ta dhe librin me tregime “Nga një derë tjetër”, për të cilin është vlerësuar edhe me Çmimin Kombëtar të Letërsisë, vitin e kaluar. Për Taçin është kënaqësi të rikthehet në Korçë ndërsa thotë se projekti dhe koncepti i tij i të shkruarit qëndron tek intensifikimi i së tashmes

Eris Rusi, Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” thotë se është kënaqësi të mirëpresësh në Korçë, figura të tilla si Durim Taçi i cili sjell një letërsi të re që ofron një qasje të re të interpretimit të ekzistencës në një botë ku kulturat i kanë kapërcyer të gjitha barrierat

Sekretari i këtij klubi, Arjan Kallço e cilësoi letërsinë e Taçit si një triologji, në të cilën të gjithë mund ta gjejmë veten

Ndër botimet më të fundit të Durim Taçit janë “Extra Time”, “Nga një derë në tjetër”, “Liqeni në mes të detit”, “Një prani në ikje”, etj. Biseda me shkrimtarin u zhvillua në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *