• Korça

Kremtohet Shën Pandelimoni, besimtarët marrin pjesë në meshën e shenjtë

Kisha ortodokse kremton ditën e sotme një nga festat më të mëdha të kalendarit të saj Shën Pandelimonin. Ai ka qenë mjek mrekullibërës dhe ka jetuar rreth shekullit të tretë pas Krishtit është shprehur at Vangjel Terezi, i cili ka mbajtur meshën e shenjtë të Shën Pandelimonit pranë kishës me të njëjtin emër në qytetin e Korçës.

Besimtarët kanë ndjekur meshën e shenjtë të mbajtur ditën e sotme me rastin e Shën Pandelimonit, ndërsa janë lutur e kanë ndezur qirinj për të dashurit e tyre. Ata kanë dhënë edhe urimet e rastit për kamerën e RTSH Korça.

Në përfundim të meshës besimtarët ortodoksë kanë vijuar ritet duke marrë kungimin, ndërsa gjatë ditës së sotme sipas traditës kryhen edhe vizita në banesat e besimtarëve që kanë marrë emrin e Shën Pandelimonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *