Këtë të mërkurë besimtarët e krishterë ortodoksë kanë kremtuar Shën Nikollën, një nga festat më të rëndësishme të këtij besimi. Prej orëve të para të mëngjesit besimtarët kanë marrë pjesë në celebrimin e liturgjisë hyjnore në kishën e Shën Nikollës në fshatin Boboshticë. Pas liturgjisë At Vangjel Sotiri ka dhënë urimin e tij për gjithë besimtarët në këtë ditë të shenjtë.
Pasi kanë ndjekur liturgjinë e shenjtë besimtarët ortodoksë kanë përcjellë urimet e tyre për këtë ditë të shënuar.
Shën Nikolla është shembull i bamirësisë ndaj të varfërve, mbrojtës i të vërtetave të fesë së krishterë dhe i dinjitetit të çdo njeriu. Kjo ditë e shenjtë është kremtuar edhe në kisha të tjera në qarkun e Korçës që mbajnë emrin e Oshënarit Nikolla.