Çdo 10 korrik kremtohet Shën Nikodhimi në kishën e Shën Nikodhimit në vendlindjen e shenjtorit në fshatin Vithkuq. Besimtarët ortodoksë i janë drejtuar kishës që në orët e para të mëngjesit, për të kryer ritet fetare e për të ndjekur liturgjinë hyjnore të cilën e ka drejtuar Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili pas meshës ka dhënë urimin e tij për gjithë besimtarët duke bërë të ditur domethënien e kësaj dite dhe mesazhet që ajo përcjell edhe në ditët e sotme.
Besimtarë ortodoksë pasi kanë ndjekur liturgjinë e shenjtë kanë përcjellë urimet e tyre për më shumë, paqe, shendet e mbarësi.
Pas ceremonisë kishtare është mbajtur një program artistik nga nxënësit e shkollës, të cilët kanë performuar disa valle popullore, të cilat kanë bërë bashkë gjithë banorët e fshatit dhe besimtarët që vizituan Vithkuqin në këtë ditë të shënuar.