Çdo fillim korriku besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e dy Anargjendëve atë të Shën Damianit dhe Shën Kozmait. Prej orëve të para të mëngjesit në kishën e fshatit Hoçisht në bashkinë Devoll e cila mban emrin e dy shenjtorëvë, besimtarët janë mbledhur për të kryer ritet fetare dhe për të ndjekur liturgjinë hyjnore. Sipas At Viktor Konomi tregon për historitë mrekullibërëse të dy mjekëve Kozmai e Damiani.
Kanë qënë të shumtë besimtarët që kanë ndjekur meshën e shenjtë, kanë ndezur qirinj duke u lutur për shëndet e mbarësi në çdo familje.
Kjo festë festare festohet dy herë në vit në 1 korrik dhe në 1 nëntor në nder të ty mjekëve Shën Kozmait dhe Shën Damianit.