• Korça

Kremtohet Shën Ilia në Korçë, liturgjia e shenjtë drejtohet nga Mitropoliti i Korçës

Çdo 20 korrik festohet dita e profetit të madh të Dhiatës së Vjetër Shën Ilia. Besimtarët ortodoksë i janë drejtuar kishës së Shën Ilias që ndodhet në kodrat e qytetit të Korçës që në orët e para të mëngjesit, për të kryer ritet fetare e për të ndjekur liturgjinë hyjnore të cilën e ka drejtuar Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Joani. Pas meshës At Ilia Kotnani ka dhënë urimin e tij për gjithë besimtarët duke bërë të ditur domethënien e kësaj dite të shenjtë.

Profeti Ilia ka qenë shumë i respektuar nga besimtarët, sepse ai është shenjti mbrojtës kundra thatësirës.

Pasi kanë ndjekur liturgjinë e shenjtë besimtarë ortodoksë kanë përcjellë urimet e tyre për më shumë, paqe, shendet e mbarësi.

Kjo ditë e shenjtë është kremtuar edhe në kisha të tjera të qarkut të Korçës që mbajnë emrin e profetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *