Çdo 30 nëntor besimtarët e krishterë festojnë Shën Andrean. Ai u thirr i pari nga 12 apostujt dhe u nis pas Jesu Krishtit dhe bashkë me vëllanë e tij Apostull Petron u bënë dëshmitarë të mrekullive të Jesu Krishtit. Me rastin e kësaj dite, është mbajtur dhe mesha e shenjtë tek kisha e Shën Sotirit në qytetin e Korçës. Pas meshës At Andrea Zhurka ka dhënë urimin e tij për gjithë besimtarët në këtë ditë të shenjtë.
Pasi kanë ndjekur meshën e shenjtë besimtarët ortodoksë kanë përcjellë urimet e tyre për më shumë, paqe, shendet e mbarësi. Kjo ditë e shenjtë është kremtuar edhe në kisha të tjera të qarkut të Korçës.